www.stublla.com është faqe e Stubllës, dhe si e këtillë mbështet nga intelektualët e shumtë, jo vetëm stubllas, klerik dhe qytetarë, si në Kosovë, ashtu edhe në diasporë.
Qëllimi i kësaj faqe ka qenë, është dhe do të mbetet informimi, e vërteta dhe tendenca për të kultivuar vlera të mirëfillta. Dhe ky synim s’do të mungoj as në të ardhmen.
Faqja e Stubllës ka pasur dhe ka synim kultivimin e frymës së tolerancës, debatin intelektual, ngritjen e kulturës moderne të komunikimit, pra komunikimit virtual. Gjithnjë me qëllimin që fjalës publike t’ia jep një ngjyrë sa më subtile, për të prodhuar opinione normale, demokratike dhe civilizuese.
Ky është përcaktim dhe objektiv i yni
Qëllimi parësor i kësaj faqe ka qenë dhe mbetet afirmimi, njohja e trashëgimisë, kontributet dhe ngjarjet e rëndësishme, si vlerave historike dhe aktuale, që lidhën me Stubllën dhe historinë e saj shekullore.
Një rëndësi të veçantë në këtë faqe i është dhënë dhe do t’i jepet ofrimit të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Kosovë, me ata që jetojnë në diasporë.
Si domosdo e ngritjes profesionale dhe avancimit të kësaj faqe informative, dhe për të pasuruar mozaikun informativ shqiptar, www.stublla.com në të ardhmen do të drejtohet nga ky staf:
Qëllimi i këtij stafi drejtues është ngritja e kapaciteteve informative të kësaj faqe.
Informimi funksional dhe në principe demokratike për ngjarje të rëndësishme të hapësirave shqiptare dhe më gjerë,
Bashkëpunimi reciprok me faqe të ngjashme, nga gjitha hapësirat shqiptare.